TEJ E KETEJ, 14 Nëntor 2019, 20:05

Fevziu gatuan provat, që pas 500 vjetësh "Tirana e Nonës", të lexohet si libri më i madh historik

Fevziu gatuan provat, që pas 500 vjetësh "Tirana e
Gazetari me famë botnore, më i madhi i botës shqiptare, Blendi Fevziu, i bindur në suksesin historik të librit të tij romano-publicistiko-historik, "Tirana e Nonës", ka filluar të gatuajë dhe të arkivojë çdo detaj, që nga ideja, pjekja e idesë, shtrëngesa dhe në fund pjellja e kësaj vepre, e cila mendohet, se do të hyjë përjetësisht në fondin e artë të kryeveprave që vazhdimisht, pjell ky vend pjellor. Nesër, kur ne vdektarët e ditëve të sotme, nuk do të jemi më, brezat që do të vijnë, do të bëhen me dije, se si Fevziut tonë të dashur, i erdhi ideja e këtij libri, kur dhe si u shkrua rreshti i parë, në kompjuter, apo me laps dhe bojë? Nesër brezat do të mësojnë se me çfarë shpejtësie u krijua ky libër, sa orë dhe sa rreshta apo faqe, u shkruan në ajër, mes udhëtimeve të gjata, deri në Honolulu, apo në fundin e botës, mes turbulencave të rrezikshme, ku lindi dhe u gatua ky fondament i rrallë, legjendo-barcaletor. Vetëm pak ditë më parë, vetë zotni Fevziu, hodhi një video në rrjetet sociale, ku me figurë dhe me shumë zhurmë, jepeshin momentet e gjalla, se si po shtypej dhe po merrte jetë kryevepra. Nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm t'ja hedhim popullit sa më parë këtë video, ku zë fill si materie, kryevepra "Tirana e Nonës". /TPZ.al/Tej e këtej/ Ndiqni videon:
 
View this post on Instagram
 

Si shtypet nje liber “Tirana e Nones” ?

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on