TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në rrjetet sociale, pas njoftimit të kryeministrit Rama, për largimin e Fatmir Xhafajt, nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Sipas Salianjit, Xhafaj është thjesht i përdoruri i rradhës nga kryeministri, por beteja me krimin është beteja me vetë Ramën.
Reagimi i deputetit Salianji:
Xhafaj ishte i përdoruri i radhës dhe i hedhuri i fundit i Ramës!
Rama i përdor për të mbështetur krimin dhe bandat, për të blerë dhe intimiduar votuesit, i përdor deri ne fund për të prodhuar para dhe pushtet politik dhe pastaj zgjedh shërbëtorë edhe më të përulur!
Pas skandalit XhafajGate të denoncuar nga PD, Rama u përpoq të mbulonte çdo përfshirje të pushtetit në krim, duke u përfshirë edhe më shumë në krim, ndërsa Ministria e Brendshme dhe prokuroria me urdhër të Ramës manipulonte dosjen e hetimit për të shpetuar pushtetin e Ramës dhe për të burgosur gazetarin.
Të vërtetën nuk e mbulojnë as paratë, as pushteti dhe as forca e krimit.
Sot Është edhe më e qartë që Shqipëria vuan pasojat e një sistemi të ngritur nga Rama dhe të përdorur prej Ramës.
Shqiperia sot është e ndarë në parcela për banditët, burimet natyrore, pasuritë, kapitali njerezor, administrata publike janë të gjitha në shërbim të bandave dhe banditëve që janë krijuar dhe i shërbejnë Ram?s.
Beteja e opozitës me krimin, në 5 vite ka rrëzuar shumë ministra, deputetë dhe kryebashkiakë, ka burgosur shumë banditë por sistemi i Ramës prodhon dhe do prodhojë shërbëtorë të tjerë të krimit dhe bandave.
Beteja me krimin është beteja me vetë Ramën!
/TPZ.AL/