AKTUALITET, 11 Tetor 2019, 23:01

EURO 2020, rezultatet dhe renditjet / Kuqezinjtë jashtë loje, komplikohet edhe për Kosovën

Një gol i Olivier Zhiru në pjesën e dytë të ndeshjes i ka dhënë Francës tri pikët përballë Islandës dhe ka bërë thuajse të sigurt kualifikimin e Kampionëve të Botës në Euro 2020. Francezët, edhe pse me mungesa të shumta, ia dolën të marrin pikët e plota falë penalltisë të ekzekutuar saktësisht nga sulmuesi, i cili kishte marrë vendin e Grizman që shpërdori 2 radhazi në ndeshjet e mëparshme.

Ndërkohë, Andorra ka bërë surprizën sot, duke i marrë 3 pikët Moldavisë dhe barazuar këtë të fundit në grupin tonë.

Sa i përket ndeshjeve të tjera, bien sy humbja e Anglisë, që komplikon disi pozitat e Kosovës në grupin e saj të eliminatoreve pasi Republika Çeke tashmë është në pozita më të favorshme.

GRUPI A

Republikë Çeke-Angli 2-1

9′ Brabic, 85′ Ondrasek / 4′ (p) Kejn

Mali i Zi-Bullgari 0-0

GRUPI B

Portugali-Luksemburg 3-0

16′ B. Silva, 66′ Ronaldo, 89′ Guedes

Ukrainë-Lituani 2-0

29′, 58′ Malinovski

GRUPI H

Andorra-Moldavi 1-0

64′ Vales

Islandë-Francë 0-1

64′ (p) Zhiru)

Turqi-Shqipëri 1-0

90′ Tosun