AKTUALITET, 11 Tetor 2019, 22:37

Avokati Maks Haxhia drejt përmirësimit, del nga reanimacioni

Avokati Maks Haxhia drejt përmirësimit, del nga reanimacioni

Avokati Maks Haxhia ka lënë reanimacionin dhe është kthyer në dhomën e tij për t’u rehabilituar plotësisht pas një hemoragjie cerebrale që pësoi ditën e djeshme.

Ai u shtrua dje në spital, pasi vuante nga sëmundja e aneurizmës, e cila prek aortën. Më pas ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, të cilin e kaloi me sukses.

Maks Haxhia është një nga penalistët më me emër në Shqipëri. Së fundmi ai ka marrë një vëmendje të madhe pasi ka mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.