AKTUALITET, 2 Maj 2019, 13:42

EMRI/ I burgosuri i vë flakën qelisë së izolimit në burgun e Fushë-Krujës

EMRI/ I burgosuri i vë flakën qelisë së izolimit në


Mbrëmjen e djeshme në burgun e Fushë-Krujës, i dënuari Dragut Skana i ka vënë flakën qelisë së izolimit.

I burgosuri i ka vënë flakën qelisë në shenje proteste, pasi është mbajtur për një kohë të gjatë nëpër dhomat e izolimit me justifikimin se është i pabindur.

Mësohet se dhoma e izolimit është djegur tërësisht dhe i burgosuri ka shpëtuar nga flakët.

Dragut Skana është i dënuar për grabitje me armë dhe tentativë vrasjeje.