AKTUALITET, 2 Maj 2019, 10:48

Vodhën motoskafin në Sarandë, kapen tre “skifterët” e Lushnjës

Vodhën motoskafin në Sarandë, kapen tre


Në prangat e policisë së Sarandës kanë rënë 3 persona pasi akuzohen se kanë vjedhur një motoskaf.

Nga policia janë arrestuar E.G., 31 vjeç, L.Xh., 24 vjeç dhe F.H., 30 vjeç të cilët u kapën duke udhëtuar me një automjet tip “Benz” brenda të cilit u gjet një motoskafi.

Njoftimi i policisë:

Policia e Sarandës ka arrestuar 3 persona për vjedhje në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve E.G., 31 vjeç, L.Xh., 24 vjeç dhe F.H., 30 vjeç, me banim në Lushnje.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Xarrë të Konispolit duke udhëtuar me një automjet tip “Benz” brenda të cilit u gjet një motoskafi, ku pas hetimeve të kryera rezultoi se ishte vjedhur në banesën e shtetasit I.D, në Ksamil.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.