AKTUALITET, 2 Maj 2019, 12:12

Porosia e Ramës ndaj deputetëve të grupit parlamentar për zgjedhjet

Porosia e Ramës ndaj deputetëve të grupit parlamentar për


Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ka kërkuar prej deputetëve të grupit parlamentar që të gjejnë kandidaturat më të mira dhe më të besueshme për kryetarë Bashkie.

Ai ka kërkuar gjithashtu që në zgjedhje të garohet njëlloj sikur opozita të ishte pjesëmarrëse.

“Punoni për të gjetur kandidaturat më të mira e të besueshme për kryetarë bashkish. Të vijojnë takimet në bazë për organizimin e strukturave për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kandidatët duhet të jenë të fortë, të zgjidhen sikur opozita do futet në zgjedhje” – mësohet të jetë shprehur Rama.

Më 10 maj Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtarë, në funksion të organizimit dhe përgatitjeve të zgjedhjeve vendore.