AKTUALITET, 2 Maj 2019, 10:30

EMRAT/ Mbyllet aplikimi për Prokuror të Përgjithshëm, në garë 4 kandidatura

EMRAT/ Mbyllet aplikimi për Prokuror të Përgjithshëm,


Sot mbyllet afati për aplikimin e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm.

Deri tani, zyrtarisht gara do të zhvillohet mes katër kandidaturave: Arta Marku, e cila aktualisht mban këtë post si e përkohshme, Olsian Çela prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Fatjona Memçaj aktualisht prokurore në prokurorinë e Apelit, një kandidaturë kjo e cilësuar e kompletuar, dhe Lulzim Alushaj nga radhët e avokatisë, i cili ka studiuar jashtë Shqipërisë.

Tashmë do të jenë 11 anëtarët e KLP-së që do bëjnë renditjen në bazë të Kushtetutës dhe kritereve të vendosura nga vetë KLP.

Arta Marku edhe nëse nuk rikonfirmohet si Kryeprokurore, kalon automatikisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit siç e përcakton edhe statusi i Prokurorit të Përgjithshëm.