TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se zgjedhjet vendore të 30 qershorit nuk do shtyhen. Nga mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama u shpreh se kush do tentojë të cenojë zgjedhjet do përballet me pasojat e Kodit Penal. Ai tha se detyrë e shumicës është të informojë qytetarët për penalitetet e parashikuara në ligj në rast se cenohen votimet ditën e zgjedhjeve.
“Opozita kujton se ka ende budallenj që do shkojnë në burg për llogari të megafonit të Lulit dhe filxhanit të Monikës. Nuk do gjejnë asnjë t’i takojë e jo më t’i dëgjojë, nëse nuk i japin fund kësaj marrëzie. Në demokraci askush s’është i detyruar të hyjë me zor në zgjedhje. Nuk është e drejtë e shumicës kushtetuese të shtyjë zgjedhjet përtej afatit pse disa parti nuk duan të hyjnë në zgjedhje. Zjarrvënësit e zgjedhjeve ka një kapitull të veçantë në Kodin Penal. Duhet ta informojmë publikun për përmbajtjen e këtij kapitulli për të njohur shumë mirë pasojat e aktit kriminal, por për t’i dalë borxhit kujtdo që mund të bjerë pre e padijes së vet. Në këtë aspekt Kodi Penal nuk ka nevojë për asnjë ndryshim. Ashtu siç e kemi votuar kur në maxhorancë ishte PD”, tha Rama.