AKTUALITET, 2 Maj 2019, 12:50

Vrasja e ish-policit, Arben Xhetani u filmua duke marrë pistoletën

Vrasja e ish-policit, Arben Xhetani u filmua duke marrë pistoletën


Gjykata ka lënë në burg Arben Xhetanin, 47-vjeçarin të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e ish-policit Arben Bilali. Xhetani rezulton të jetë filmuar nga katër kamera sigurie që ndodhen pranë zonën, ku mbeti i vrarë ish-polici Bilali.

Në kamera Xhetani shihet teksa largon një pistoletë nga vendi i ngjarjes, pistoletë e cila dyshohet të jetë e autorëve të krimit apo edhe e vetë ish policit të vrarë. Më herët Xhetani kishte mohuar të kishte lidhje me pistoletën e gjetur në vendin e ngjarjes. Gjithashtu Xhetani mendohet se u ka gjetur makinën, personave që kryjen ekzekutimin e ish-policit.

Arben Biliali u ekzekutua pranë shtëpisë së tij me 10 plumba, ndërsa familja e tij ishte në konflikt dhe e ngujuar. 50-vjecari kishte dalë nga banesa disa orë para se ta qëllonin. Ai po kthehej në shtëpi me një makinë tip “Golf 4”, ku po udhëtonte si pasagjer. Makina e tij është vënë në ndjekje nga 2 atentatorët që udhëtonin me një “Benz” të zi. Kamerat e sigurisë tregojnë se ai u ndoq për rreth 9 kilometra që prej kryqëzimit të “Vasil Shantos” deri në rrugën “Daniel Ndreka” ku kishte shtëpinë.

Arben Xhetani jo vetëm u ka siguruar makinën autorëve të krimit, por dyshohet se ka ruajtur edhe ish-policin para ekzekutimit. Xhetani ka parë lëvizjet e Arben Bilalit, mesditën e 30-janarit, kur ai sapo kishte dalë nga banesa.