AKTUALITET, 7 Tetor 2019, 10:05

EMRI/ Dhunuan për vdekje 50-vjeçarin në Vlorë, arrestohen tre autorët e krimit

EMRI/ Dhunuan për vdekje 50-vjeçarin në Vlorë, arrestohen


Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Vlorë, ku mbeti i vdekur Stavri Mino 50 vjeç.

Janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim shtetasit, A.H., 48 vjeç, N.H., 57 vjeç dhe A.H., 56 vjeç të tre banues në Vlorë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë rrahur për vdekje 50 vjeçarin, Stavri Mino.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:20, në zonën pranë kabinave të Plazhit të Vjetër, ku pas një konflikti midis disa personave, njëri prej tyre ka rënë në tokë pa ndjenja.