TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që Vetëvendosje ka deklaruar fitoren dhe festa ka nisur që mbrëmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve.
Bazuar në rezultatin e deritashëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Ky subjekt politik ka festuar mbrëmë fitoren në qendër të Prishtinës. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka paralajmëruar se do t’i nis shumë shpejt bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Sidoqoftë, procesi zgjedhor konsiderohet i përmbyllur pas shpalljes së rezultatit përfundimtar dhe certifikimit të tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
