AKTUALITET, 7 Tetor 2019, 09:30

46-vjeçari shkon i plagosur në spital, sherr me thika në Vlorë

46-vjeçari shkon i plagosur në spital, sherr me thika në


Një tjetër person ka mbetur i lënduar me plagë thike, në një ngjarje që ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës në qytetin e Vlorës.

Sot policia informon se ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.

NJOFTIMI

Gjatë orëve të mbrëmjes në Spitalin Rajonal të Vlorës ka mbërritur i dëmtuar shtetasi G.Ll., 46 vjeç, i cili dyshohet të jetë plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti në një lokal pranë lagjes “Partizani”.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.