AKTUALITET, 7 Tetor 2019, 09:15

Vranësira dhe reshje të dobëta shiu, moti për çdo qytet


Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime e vranësira deri të dendura, ku më të theksuara do të jenë në jug.

Reshjet e shiut do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe të izoluara kryesisht në jug deri në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi deri 1-8 m/sek, ndërsa në bregdet e vrullshme dhe me rrahje deri 20 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3.4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    10/23 diell re

Kukës    7/19 diell re

Lezhë    10/24 diell re

Dibër    6/18 diell re shi i dobët

Durrës    13/24 diell re

Tiranë    12/25 diell re shi i dobët

Elbasan    10/25 diell re shi

Berat    10/25 diell re shi

Vlorë    15/24 diell re shi

Korçë    7/19 diell re shi

Gjirokastër    9/25 diell re shi

Sarandë    15/24 diell re shi.