AKTUALITET, 6 Tetor 2019, 23:01

PDK në Kosovë pranon humbjen, Kadri Veseli: Do t’i shërbejmë kombit dhe shtetit

PDK në Kosovë pranon humbjen, Kadri Veseli: Do t’i

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa tha se partia që ai drejton do të kalojë në opozitë, për t’i shërbyer kombit dhe shtetit. Ai falënderoi votusesit që besuan tek PDK-ja.

“PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombin dhe shtetin. I jam mirënjohës mijëra njerëzve që i takuam këto ditë”, tha ai në konferencë për mediat.