TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic ka thënë se Lista Serbe arriti fitoren më bindëse në historinë e saj me 98.07 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe fitoi 10 vende në parlamentin e Kosovës.
Sipas mediave të huaja, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Vuçic tha se ishte një mesazh nga serbët nga Kosova se ata ishin të fortë dhe do të jenë në gjendje të mbronin interesat e tyre në Kosovë.
Në të gjitha vendet, siç ka shtuar Vuçic, Lista Serbe mori më shumë se 90 për qind të votave në zgjedhjet e sotme në Kosovë.
Vuçic u shpreh se fitorja e Albin Kurtit nuk do të ishte gëzim për të, por që nëse kjo ndodhë, Beogradi do të negociojë me të si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe se këto do të jenë bisedime të vështira.
Presidenti serb gjithashtu deklaroi se populli serb në Kosovë, me fitoren e Listës Serbe, “tregoi pjekuri dhe dashuri të madhe për Serbinë, mbrojti veten kundër zhdukjes dhe mori përfaqësim të fortë politik, me dhjetë vende në parlamentin e Kosovës”.