AKTUALITET, 6 Tetor 2019, 23:25

Fitore spektakolare e Barçës, zhbllokohet Messi!

Fitore spektakolare e Barçës, zhbllokohet Messi!

Barcelona spektakël ndaj Sevillas, fiton 4-0 dhe ngjitet në vendin e 2-të të La Ligas.

Ishte një fitore e madhe ajo e Barçës në të cilën Suarez shënoi një supergol me roveshatë por në të njëjtën kohë u zhbllokuan edhe Dembele që shënoi golin e tretë dhe mbi të gjitha Messi që me një goditje standarte fiksoi shifrat në 4-0 dhe gjeti golin e tij të parë sezonal.

Mes tyre qëndron edhe finalizimi i Vidal që erdhi pak minuta pas kryeveprës së Suarez.

Gjithsesi, fundi i ndeshjes nuk ishte i lumtur për Barcelonën pasi mbrojtësi i ri Araujo dhe Dembele për protesta u ndëshkuan me kartona të kuq.

Me këtë sukses Barça u ngjit në kuotën e 16 pikëve, dy më pak se Reali kryesues.