AKTUALITET, 7 Tetor 2019, 08:48

BBC: Partitë e opozitës shpallin fitoren në Kosovë

BBC: Partitë e opozitës shpallin fitoren në Kosovë


Zgjedhjet në Kosovë kanë marrë vëmendjen e shumë mediave të huaja. BBC i ka kushtuar një shkrim zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën dje.

BBC në artikullin e saj thotë se partitë opozitare e kanë shpallur fitoren pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili u ftua nga Gjykata Speciale.

Shkrimi në BBC:

Partitë e opozitës pretendojnë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës.

Vetëvendosja, parti e qendrës së majtë dhe Lidhja Demokratike parti e qendrës së djathtë (LDK) pritet që secili të fitojë rreth 25% të votave.

Zgjedhjet u thirrën në korrik kur Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen për t’u përballur me marrjen në pyetje nga një gjykatë për krime lufte në Hagë.

Ato ishin zgjedhjet e katërta që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Serbia nuk e njeh vendin dhe me Rusinë e ka bllokuar atë të bëhet anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera ndërkombëtare.

Në bisedimet para votimit, Vetëvendosje dhe LDK nuk arritën të bien dakord për formimin e një koalicioni.

Të dy palët premtojnë të trajtojnë papunësinë dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se do të “trokiste në derën e LDK” të hënën për të filluar negociatat.