AKTUALITET, 19 Mars 2019, 08:59

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, 11 persona shoqërohen në Policinë e Durrësit

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, 11 persona shoqërohen në Policinë e

Lidhur me vrasjen e Jurgen Kurtit që ndodhi dje në afërsi të sheshit willson janë shoqëruar në Policinë e Durrësit rreth 11 persona, kryesisht familjarë dhe të afërm të të ndjerit Agim Arapi.

Burime nga drejtoria e Durrësit bëjnë me dije për Fax news se nuk janë ende të dyshuar, thjesht të shoqëruar për t’u pyetur. Kujtojmë se Kurti u akuzua për vrasjen e Arapit në Durrës, si dhe për vrasjen e babait të tij.

Kurti që pas vdekjes së Arapit kishte hapur një piceri në qendër të Durrësit dhe konflikti me viktimën u bë një tub kondicioneri që kalonte në ballkonin e familjes Arapi dhe për të cilin Jurgeni ishte dakordësuar të paguante si dëmshpërblim 13 mijë lekë të reja në muaj. Vonesa e këtyre pagesave krijoji konfliktin mes palëve, duke çuar deri në dhunë fizike dhe më pas vdekjen e Agim Arapit.

Çështje për të cilën bashkëshortja e të ndjerit, Vjollca, akuzonte Jurgen Kurtin, i cili në Durrës hapi biznes pas fejesës me një vajzë, Enxhi Ekonomi.

E kontaktuar nga Fax News, Vjollca pohon se ka qenë në banesë kur ka marrë vesh vrasjen e Jurgen Kurtit, lajm i marrë, sipas saj, nga media.

Kurti u qëllua mbrëmjen e djeshme me tre plumba në hyrje të banesës së tij, sapo po kthehej nga palestra.

Deri më tani ende nuk ka një pistë të deklaruar nga ana e policisë për ngjarjen që tronditi jo pak zonën, 26-vjeçari njihej ndryshe dhe si menaxher i VIP-ave.