AKTUALITET, 18 Mars 2019, 23:55

Jurgen Kurti u ekzekutua në pritë, po kthehej në shtëpi nga palestra

Jurgen Kurti u ekzekutua në pritë, po kthehej në shtëpi nga

Nga të shtënat me armë në zonën e Tiranës së Re, ka mbetur i vdekur 26-vjecari Jurgen Kurti, i cili sapo kishte dalë nga palestra. Mësohet se autorët e kanë qëlluar Kurtin nga një makinë, e cila dyshohet se po e priste 26 vjeçarin, përballë shtëpisë së tij.

Kurti ishte një  biznesmen dhe menaxher i VIP-ave, i cili njihet në botën mediatike, për shkak se në vitin 2016 ai u arrestua, pasi dyshohej se kishte vrarë të atin, por që më pas autorësinë për ngjarjen e mori daja i tij.

Kurti u akuzua edhe për një vrasje tjetër në vitin 2017, një vit  pas vrasjes së të atit. Vrasja e Agim Arapit në Durrës, duke e rrahur barbarisht ka tronditur jo pak opinionin publik në qytetin bregdetar dy vite më parë.

Bashkëshortja e tij ka treguar se, sherri midis familjes Arapi dhe Jurgen Kurtit ka nisur për çështje borxhesh. Ka qenë fillimisht ajo që i ka kërkuar llogari Jurgen Kurtit dhe ky i fundit ka kundërshtuar t’i paguante qiranë, madje e ka ofenduar.

Pas tij, thotë ajo në market kanë mbërritur vëllezërit Ekonomi, vjehrri i Jurgenit bashkë me të vëllanë, të cilët kanë nisur të qëllojnë bashkëshortin e saj, por edhe Vjollcën vetë.

Vjollca deklaroi dy vite më parë se asokohe 24-vjeçari Jurgen Kurti, një vit më parë i arrestuar edhe për vrasjen e babait të tij, është po aq fajtor sa dy vëllezërit Ekonomi.

“I thërriti ato të dy, është bashkëpunëtor, pse u la i lirë”, thoshte gruaja e të ndjerit Agim Arapi.

Por edhe lidhur me këtë ngjarje, Kurti i shpëtoi dënimit, duke u bërë një nga personzhet shumë të njohur në Tiranë për shkak të aktivitetit me të cilin merrej.