TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Viktima e sotme në Tiranë, Jurgen Kurti nuk është një emër i panjohur për policinë por dhe për publikun shqiptar. Ai njihet si menaxher i VIP-ve dhe u arrestua para disa vitesh për vrasjen e babait të tij, por kur daja pranoi krimin Kurti u la i lirë. Ai po ashtu akuzohet si i përfshirë në një sherr ku mbeti i vrarë pronari i një marketi në Durrës në 2017, por mundi t’i shpëtojë akuzës, ndonëse familjarët e të ndjerit Agim Arapi, akuzuan Kurtin si autorin e vrajes.
Shoqëria që ai ka regjistruar në QKR mban emrin “Albania Luxury Brands”, ndërkohë që figuron si pronar i 10 bizneseve fitimprurëse në Shqipëri. Kurti njihet edhe për jetën e tij luksoze dhe udhëtimet e shpeshta nëpër botë. Ai po ashtu ka sjellë në Shqipëri reperin e famshëm me Rick Ross.
VRASJA E JURGEN KURTIT
Policia e Tiranës sqaron se vrasja ndodhi rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta. Kurgen Kurti rreth 26 vjeç është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve