TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jurgen Kurti, 26 vjeç, është ekzekutuar mbrëmjen e sotme pranë banesës së tij, në zonën e Tiranës së Re.
Ai njihet në media, për shkak se qëlloi për vdekje babanë e tij, në tentativë për të mbrojtur nënën. Kurti u lirua dhe veprimet e tij u konsideruan vetëmbrojtje.
Më pas ai u përshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për të njëjtën arsye.
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
“Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2019/03/18/ekzekutimi-i-jurgen-kurtit-familjaret-mberrijne-ne-vendngjarje-foto/
Foto nga vendngjarja:
