AKTUALITET, 18 Mars 2019, 23:10

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, familjarët mbërrijnë në vendngjarje (foto)

Të shtëna armësh tronditën zonën e Tiranës së Re, pranë shkollës “Petro Nini”, mbrëmjen e së hënës. Viktima është Jurgen Kurti, 26 vjeç,  një emër i njohur për drejtësinë, për shkak se qëlloi për vdekje babanë e tij, në tentativë për të mbrojtur nënën.  Mësohet se Kurti është ekzekutuar në përballë shtëpisë së tij.

Familjarët kanë mbërritur në vendngjarje (shih fotot më poshtë).

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave./tpz.al/