TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, ka reaguar pas vrasjes së 26-vjeçarit Jurgen Kurti në rrugën “Zef Jubani” në Tiranën e Re. Strazimiri ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi për vrasjet e fundit në vend.
“Llesh, brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës, policia në drejtim të paditur njësoj si vrasësit”, shkruan Strazimiri.
Deklarata e plotë e Strazimirit
Llesh,
Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur…njësoj si vrasësit…
Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit “339”… pa siguria s’është detyra jote.