TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj Erion Veliaj, kanë ndërmarrë një nismë për mbjeljen e 100 mijë pemëve në kryeqytet, por përkundër kësaj propagande, realiteti nuk është kaq i bukur.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj paraqitet nëpër media si një person që mbjellë shumë pemë dhe gjelbëron kryeqytetin, nga ana tjetër priten pemët disavjeçare.
Lajmi është bërë publik nga portali Joq.al, i cili ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit gjatë natës janë prerë 11 pemë në trotuarin pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit.
“Lutem, bëjeni publike prerjen e 11 pemëve disa-vjeçare në mes të Tiranës, pranë ETC, për të favorizuar një biznes”, shkruan qytetari mbi videon e dërguar në JOQ.