AKTUALITET, 18 Mars 2019, 22:43

FOTO/ Ekzekutohet në mes të Tiranës, Jurgen Kurti

Të shtëna armësh tronditën zonën e Tiranës së Re, në rrugën "Zef Jubani:”, mbrëmjen e së hënës. Viktima është Jurgen Kurti, 26 vjeç,  një emër i njohur për drejtësinë. Ai njihet në media, për shkak se u dyshua se qëlloi për vdekje babanë e tij, në tentativë për të mbrojtur nënën. Megjithatë, Kurti u lirua sepse daja i tij mori përsipër krimin. Më pas ai u përshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për të njëjtën arsye.

Mësohet se Kurti është ekzekutuar përballë shtëpisë së tij, në momentin që po kthehej nga palestra. Autorët kanë qenë në një makinë, tip "Benz E-Class" dhe kanë qëlluar me breshëri,  ndërkohë që makina ka qenë në lëvizje.

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave. Në vendngjarje ka vajtur edhe drejtori i policisë .

Policia ka vendosur pika kontrolli, për të ndaluar arratisjen e autorëve, të cilët nuk janë identifikuar, dhe për këtë arsye policia po has vështirësi me hetimet.

Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Kujtojmë se kjo është vrasje e dytë që ndodh në qendër të Tiranës, brenda 72 orëve.

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2019/03/18/ekzekutimi-i-jurgen-kurtit-familjaret-mberrijne-ne-vendngjarje-foto/

http://www.tpz.al/2019/03/18/dalin-fotot-nga-vendngjarja-jurgen-kurti-u-ekzekutua-ne-deren-e-shtepise/?fbclid=IwAR1qH4ciDvcWI83i48NmZeqf32vP53sf82CxutcgSSW90LuCVPuwioQQn6g

Related image