AKTUALITET, 18 Mars 2019, 22:34

Majlinda Bregu: Basha më doli shok i keq, ndërsa Ramën…

Majlinda Bregu: Basha më doli shok i keq, ndërsa Ramën…

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka folur për raportet e saj me kreun e opozitës dhe shefin e qeverisë e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Pitër Panit”, në Tv Klan. Ajo u pyet nga fëmijët se “cilin ka më shumë shok, Bashën apo Ramën”.

Bregu fillimisht ka tentuar ti bëjë bisht pyetjes, por pas këmbënguljes së fëmijëve, ish-ministrja në të dyja qeveritë e Sali Berishës tha duke qeshur se “Lulzim Basha i ka dalë shok i keq”, kurse për kryeministrin Rama tha se “nuk e ka pasur asnjëherë shok”. Pyetjes nëse e ka marrë malli për parlamentin iu përgjigj: “Për këtë Parlamentin sot? Asnjë çikë fare”.