AKTUALITET, 18 Mars 2019, 22:52

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, reagon Policia e Shtetit

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, reagon Policia e Shtetit

Mbrëmjen e sotme, është ekzekutuar, Jurgen Kurti, një person i njohur për drejtësinë, pasi qëlloi për vdekje babain e tij. Kurti u arrestua por u lirua.

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen dhe bën me dije se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

"Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve", thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

/TPZ.al/