TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli Manjani duke iu referuar deklaratës së sotme të Prokurores së Përgjithshme se do të verifikojë të gjitha hallkat që bënë të mundur ekstradimin e Nezar Seitit në Itali, është shprehur se Arta marku ëhstë në siklet se kë do të kontrollojë.
Ndërkohë që e ka cilësuar ping-pongun e instirucioneve këtë çështje.
Postimi
Ping-pong i “sikletit”.
—————
“Për rastin Seitaj, do fillojnë verifikimet”- paska reaguar Prokuroria e Përgjithshme!
Nëse ky është vërtetë qëndrimi zyrtar i Prokurorisë, atëhere prokuroria qartësisht fajson veten!
Prokuroria po na thotë se ka lejuar ekstradimin pa bërë verifikimet e nevojshme! Çfarë do verifikojë më shumë? Mungesën e verifikimit?!
Megjithë respektin, por janë zënë në flagrancë, në një krim kundër drejtësisë!
Kanë larguar nga hetimi penal Shqiptar një person të arrestuar nga gjykata shqiptare!
Përgjegjësi direkt është Prokuroria e Përgjithshme, e cila duhet ta kishte verifikuar para se të ndodhte krimi.
Pa dyshim edhe Ministria është indirekt pëgjegjëse. Personi i ekstraduar ishte në paraburgim dhe jo qytetar i lirë. Kishte informacion zyrtar aty për arësyen e mbajtjes në paraburgim!
Megjithatë, për korrektësi le të presim edhe verifikimin “post krim” të Prokurorisë.
Shpresoj të mos katandiset në ping-pong përgjegjësish, por të përfundojë në prerje mandatesh arresti.
Gjithmonë nëse i ekstraduari ishte nën hetim nga Prokuroria jonë./TPZ.AL