AKTUALITET, 26 Janar 2018, 13:35

Kryemadhi për protestën e opozitës: Nuk do të ketë dhunë, Xhafaj të bëjë kujdes me deklaratat

Kryemadhi për protestën e opozitës: Nuk do të ketë

Pas takimit me Lulzim Bashës dhe aletatët e tjerë të opozitës, kryetarja e LSI-së ka dalë në një prononcim për mediat për protestën e ditës së nesërme. Ajo ëhstë shprehur se nesr nuk ka për të patur dhunë dhe se e vetmja dhunë mund të vijë nga provokatorët që do futen në protestë. Po ashtu Kryemadhi i ka bërë një thirrje ministrit të Brendshëm Xhafaj, që të këtë kujdes me deklarat që i lëshon policisë, pasi do të përballet me qytetarët. Ajo ëhstë shprehur se do të jetë një protestë madhështore dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë.

Protestoni nesër me fëmijët tuaj sepse po krijohet një eksod. Nuk ka për të pasur dhunë. E vetmja dhunë do të jetë ajo e provokatorëve. Merrni telefona që të filmoni. I bëj thirrje që Fatmir Xhafaj të bëjë kujdes me deklarata që lëshon drejt policisë, përndryshe do të bërballet me qytetatrët. Do të jetë një protestë madhështore, do të marrin pjesë ehde ndërkmbëtarë seps eprotestojmë kundër Edi Ramës’’ – është shprehur Kryemadhi.