AKTUALITET, 12 Mars 2018, 21:16

Edi Rama: Partnerët e Shqipërisë të shqetësuar nga skandali rus i PD-së

Edi Rama: Partnerët e Shqipërisë të shqetësuar nga

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në News 24, ka deklaruar se partnerët e Shqipërisë janë shumë të shqetësuar nga skandali i financimeve nga shtetasit rus, në favor të Partisë Demokratike. Rama nuk e shpjegoi cilëve partnerë i'u referua, megjithatë kur u pyet nga gazetarja, Rama tha se është e ditur cilët janë partnerët e Shqipërisë, pra i'u referuar Bashkimit Europian dhe Ambasadës Amerikane.

"Partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar sepse duan të dinë të vërtetën. Jemi përpara një situate, kur kemi përpara një grumbull materialesh tejet shqetësuese, me mënyrën si funksionon dhe financohet Partia Demokratike e Shqipërisë."

/TPZ.AL/