TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Menjëherë pas braktisjes së punimeve të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka nxjerrë dokumentin e projektbuxhetit i cili nuk është firmosur nga Kryeministri Rama. Shkresa me numër 583 datë 18.10.2017 është firmosur nga zëvendës Kryeministrja Senida Mesi. Deklarata e Vasilit u bë pasi Opozita braktisi punimet për projektligjin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2018. Ndërkohë mazhoranca e ka akuzuar si bojkotues këtë veprim të opozitës.
Nga ana tjetër dokumenti i projektligjit të Buxhetit nuk është firmosur vetë nga kryeminstri Rama, por nga zëvendsja e tij, Senida Mesi.
Edhe pse ky projektligj cilësohet si më i rëndësishmi për një qeveri, duket se Rama nuk e ka firmosur vetë, por në mungesë të tij ka lënë zëvendësen e tij ta bëjë këtë gjë.
Ja dokumenti i publikuar nga Petrit Vasili
TPZ.AL