AKTUALITET, 28 Janar 2019, 12:20

Përplasje mes studentëve te Fakulteti i Drejtësisë, një vajzë çohet me ambulancë në Urgjencë

Përplasje mes studentëve te Fakulteti i Drejtësisë, një

Ka patur momente tensioni tek Fakulteti i Drejtësisë në të cilin një grup studentësh janë ngujuar prej ditësh aty.

Për shkak të këtyre tensioneve një studente nuk është ndjerë mirë dhe për këtë është përcjellë me ambulancë drejt spitalit.

Studentët nuk kanë lejuar që të filmohej shoqërimi i saj për tek ambulanca.

Konflikti ka nisur pasi disa studentë që pretendonin se donin te bënin mësim janë përplasur me studentët e ngujuar.

Debatet kanë përfunduar edhe në përplasje fizike ku një studente shprehet për Fax News se është dhunuar nga një djalë që nuk e njihte.