AKTUALITET, 22 September 2026, 13:31

Operacioni/ Përndoqi ish të dashurën, e dhunoi dhe e kanosi, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë! Kërcënoi edhe punëdhënësin e saj për ta hequr nga puna

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për përndjekje, dhunim dhe kanosje.

Sipas policisë, 33-vjeçari ka përndjekur për rreth dy muaj ish të dashurën e tij. Ai gjithashtu dyshohet se e ka marrë me forcë në automjet, e ka dhunuar dhe e ka kanosur, ngjarje që është shënuar më datë 17 shtator.

Po ashtu, i riu ditën e djeshme ka kërcënuar edhe punëdhënësin e ish partneres me qëllim që ta hiqte atë nga puna.

“Arrestohet një 33-vjeçar, pasi dyshohet se, për rreth 2 muaj, ka përndjekur ish-të dashurën, të cilën, më datë 17.09.2026, dyshohet se e ka marrë me forcë në automjet, ku e ka dhunuar dhe kanosur.

Dje, dyshohet se 33-vjeçari ka kanosur punëdhënësin e kësaj shtetaseje, për ta hequr atë nga puna”, njofton policia.