TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli Bashkiak i Librazhdit ka votuar sot pro propozimit për bashkimin e Bashkisë Përrenjas me Bashkinë Librazhd, në kuadër të procesit të Reformës Administrative-Territoriale 2.0.
Vendimi u mor pas përmbylljes së dëgjesave publike të zhvilluara në njësitë administrative të Bashkisë Librazhd, ndërsa reforma territoriale ishte një nga pikat kryesore të rendit të ditës së mbledhjes së sotme.
Nga 21 anëtarë që përbëjnë Këshillin Bashkiak të Librazhdit, në mbledhje ishin të pranishëm 17 këshilltarë. Pas diskutimeve mbi projekt-draftin e propozuar nga mazhoranca, 16 këshilltarë votuan pro bashkimit të Përrenjasit me Librazhdin, ndërsa një këshilltar votoi kundër.