TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Sigurisë ka thirrur në seancë dëgjimore më 6 mars, ora 10:00, Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kreun e FA, Bardhyl Kollçaku, për të dhënë sqarime lidhur me një zyrtar të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Artur Meçollarin. Dy pyetjet bazë janë: si u procedua që Meçollari të përfshihej si negociator i marrëveshjes së detit dhe a kishin dijeni, Xhaçka dhe Kollçaku, për integritetin e tij, arsyet e përjashtimit nga FA.
Artur Meçollari ishte caktuar negociator i qeverisë shqiptare me qeverinë e Greqisë lidhur me marrëveshjen e kufirit detar midis dy vendeve, por kandidatura e tij u kundërshtua ashpër nga opozita. Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi publikisht se Meçollari ishte person i akuzuar nga SHIU dhe Prokuroria e Përgjithshme si agjent i shërbimeve të huaja sekrete.
Berisha më 26 shkrut 2018 deklaroi: "Dua ta denoncoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen në grup negociimi të një ish spiuni të Forcave të Armatosura, i larguar pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të Shërbimit Informativ të Ushtrisë dhe të dhënat e tjera, i larguar me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe që ky agjent, ky spiun, Artur Meçollari, dicka e kësaj natyre, siç ka të drejtë cdo shtetas kur akuzohet më të padrejtë, nuk i është drejtuar gjykatës sepse faktet dhe të dhënat kanë qenë katastrofale. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo rrugën e influencës apo vendin tjetër që merrte rrogën tjetër, për t’u rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar. Nëse lexoni deklaratat e zëdhënësit te Edi Ramës, Ditzi Bushatit se ne nuk kemi zhvilluar diskutime teknike por kemi zhvilluar politiko-diplomatike, dhe prapa këtij nxjerr kokën në Korcë ku u diskutua 13 orë për marrëveshjen e detit, pikërisht njeriu i larguar nga FA për lidhje agjenturore me sherbimet e huaja."