TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Momentalisht të gjitha akset nacionale janë të kalueshme lehtësisht ndërsa përjashtim bën vetëm aksi nacional që të çon në pikën turistike të Dardhës. Aks i cili është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë.
Për sa i përket zonave të thella malore situata vijon të jetë e njëjtë, me fshatra të izoluar siç janë Lekasi, Trebinja, Mokrra e sipërme dhe e poshtme etj. Problem vijon të mbetet edhe furnizimi me energji elektrike në ato zona ku ka patur defekte të linjës shpërndarëse të energjisë. Si pasojë e temperaturave të ulta në disa fshatra të qarkut të Korçës mësimi është zhvilluar me orare të reduktuara ndërsa në zonat e bllokuara prej ditësh procesi mësimor është pezulluar.