AKTUALITET, 1 Mars 2018, 09:02

Gomone me drogë në Igumenicë, shqiptari kapet “mat”

Gomone me drogë në Igumenicë, shqiptari kapet “mat”

Një gomone me drogë është kapur në plazhin e Platarias në Igumenicë.

Sipas hetimeve të para mësohet se në gomone u gjetën 36 pako me 424 kg marijuanë, ndërsa është arrestuar dhe skafisti shqiptar.

42-vjeçari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur u kap, teksa tentonte të hidhte drogën në breg të detit nga mjeti lundrues.