AKTUALITET, 1 Mars 2018, 10:34

5 ton drogë në Itali, zbardhen identitetet e 3 shqiptarëve

5 ton drogë në Itali, zbardhen identitetet e 3 shqiptarëve

Një operacion i madh i policisë italiane ka vënë në pranga 25 persona, si pjesë e bandës së madhe të trafikut të drogës nga Shqipëria.

Mediat italiane shkruajnë se operacioni është finalizuar me ndihmën e policisë në Catanzaro, në bashkëpunim me agjencitë përkatëse në Romë.

Në pranga janë vënë 25 vetë, mes të cilëve edhe 3 kapot e bandës, përgjegjës për trafikun e 5 ton marijuanë nga Shqipëria.

Detaje për arrestimet nuk ka ende, pasi policia italiane ka paralajmëruar një konference për mediat gjatë orëve në vijim.

Po ashtu janë zbuluar identetitete e tre shqiptarëve të arrestuar që janë: Shefik Muho 34 vjeç, Elvis Hajdini 25 vjeç dhe Indrit Buja.