AKTUALITET, 1 Mars 2018, 10:22

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar në Itali, arrestohet në Skrapar

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar në Itali, arrestohet

Kërkohej në Itali për trafik droge por është arrestuar nga policia në Skrapar. Një 36-vjeçar nga Çorovoda është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Në pranga është vënë Elidon Durro, për të cilin Gjykata e Torinos kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Durro akuzohet për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike ku pas verifikimeve të bëra nga autoritetet e Italisë u konstatua që 36-vjeçari ishte pjesë e një grupi të strukturuar të trafikimit.

Kryesisht ky grup veprimtarinë e tij e ushtronte në zonën e Torinos.