TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debatet e ditëve të fundit lidhur me letrat e shkëmbyera mes ministrit Ditmir Bushati dhe Presidentit Ilir Meta, ku qeveria kërkon nga kreu i shtetit plotfuqishmëri me qëllim nisjen e punës së grupit të negociatorëve për të formalizuar marrëveshjen me Greqinë, kanë qenë të shumta.
Ka pasur “përplasje” institucionale. Por ka pasur edhe deklarata individuale. PresidentiMeta ka vënë piketat e tij në këtë situatë, ku ka kërkuar transparencë.
Ndërkohë nga radhët e LSI ka ardhur një reagim tepër i fortë.
Deputeti i kësaj force politike, Përparim Spahiu, duke marrë shkas nga sasia e madhe e dorgës së kapur dje në Durërs si dhe nga situata në tërësi që sipas tij është krijuar në vend nga mosqeverisja efiçente, ka reaguar në rrjetin social Facebook.
Me anë të një postimi ai radhit të gjitha shkeljet e kësaj qeverie, të cilën e konsideron si arsyen kryesore që ka sjellë në këto vite depression ekonomik, papunësi, varfëri, korrupsion.
Spahiu shkon më tej kur në mes të postimit shkruan se është kjo qeveri që u ka hequr bukën e gojës të varfërve dhe tashmë kërkon plotfuqishmëri.
Postimi i plotë
Nuk e di por do të ishte "guxim" i madh ti japësh "plotfuqishmëri" kësaj Qeverie.
Mbushën vëndin me hashash....
Fikin e ndezin radarë sipas qejfit...
Grabisin zgjedhje....
I heqin bukën e gojës të pa mundurve dhe se quajnë fare problem...
Në rreshtin e vëndeve më të korruptuar...
Depresion ekonomik, papunësi, varfëri...
Dmth s'ke ku ta kapësh.
Na duan dhe "plotfuqishmëri".
Shyqyr që vëndi nuk është dhe me president të përkohshëm se do ta kishin Qa dhe punën me detin!
P.S. Meqenëse ngarkesa e fundit u kap, Euro do ketë një rritje të lehtë me Lekun./TPZ.AL