TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpërthim i fortë me lëndë plasëse në derën e një banese në kryeqytet. Sipas të dhënave të para mësohet se shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kombinatit, pranë fabrikës së Qelqit.
Nga shpërthimi për fat nuk mësohet të ketë persona të lënduar, vetëm dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacioni nga policia
Më datë 01.03.2018, rreth orës 01:40, në rrugën ” Shaban Bardhoshi ” jashtë murit rrethues të banesës së shtetasit K.U., ka patur një shpërthim.
Nga shpërthimi ku dyshohet lëndë plasëse nuk ka dëme në njerëz e as dëme materiale.
Dyshohet se mund të jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autor/it/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.