AKTUALITET, 1 Mars 2018, 10:38

Çfarë tha në polici gruaja e viktimës një ditë pas vrasjes makabre

Ditën e sotme policia e Vlorës zbardhi ngjarjen tragjike në Vlorë, ku u dogjën në banesë nëna dhe djali.

Si përgjegjëse për këtë vjasje policia ka arrestuar bashkëshorten e Olsi Hoxhallarit viktimë, dhe një tjetër person si bashkëpunëtor në krim.

 Por çfarë tha një ditë pas vrasjes makabre 32 vjeçarja?

zjarri në Vlore

Bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit ishte në mesin e 10 familjarëve dhe të afërmve të familjes, të shoqëruar në Polici lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor kishte dyshime të forca se, 41-vjeçari Olsi Hoxhallari dhe nëna e tij, Salike Hoxhallari, janë vrarë nga një person i afërt në befasi, pasi fqinjët nuk kanë dëgjuar asnjë.

VIKTIMA VLORE

“Dola nga dhoma para orës 23:00, për të vënë djalin në gjumë. Një orë më pas pashë që drita ishte ndezur dhe pastaj dhe mua më zuri gjumi. Më vonë, kam dëgjuar një shpërthim të vogël. Kur shkova, derën e gjeta të mbyllur nga brenda dhe e hapa me forcë. Kur hyra brenda në dhomë, i gjeta të dy pa shenja jete, ndërsa orenditë ishin djegur thuajse të gjitha”, ka deklaruar bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit. 

VIKTIMA VLORE

Në familjen Hoxhallari, dy vite më parë, ka pasur një konflikt. Shkak është bërë një shumë prej 12 milionë lekësh të vjetra, të vjedhura në banesën e Olsit.