Dukej humori i Julianit dhe Visjanit në çdo moment teksa me tabakatë e mbushura me pjata dhe me përparset, kanë dashur të imitojnë kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj , për të cilin duhet thënë se jo rrallë herë e shohim në rolin e kuzhinierit apo shërbyesit në mencat sociale të Tiranës.
Por duket se kjo e dy humoristëve, që kanë sjellë një spektakël të vërtetë humori në transmetimin “Shqiptarët për shqiptarët” të gazetares Ola Bruko në tv News24, dha shumë hilaritet edhe në studion e emisionit. Dhe aktorët, dinë si të evidentojnë fenomene për ti satirizuar./Newsbomb/


