TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
DJ suedez, Avicii, ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare në Oman.
Avicii ishte një DJ i talentuar, këngët e të cilit janë të njohura në mbarë globin.
Përfaqësuesi i tij, e njoftoi vdekjen me anë të një deklarate ku thuhej: "Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e Tim Bergling, i njohur si Avicii. Familja është e pikëlluar dhe ju kërkojmë të respektoni privatësinë e tyre, në këtë kohë të vështirë".
Avicii kishte patur probleme shëndetësore, të cilat lidheshin me konsumin e tepërt të alkolit. Në vitin 2014, ai u tërhoq nga performancat Live, pas një sëmundje të pankreasit akut.
Ndërkohë muzikantë dhe yje të showbiz, kanë reaguar pas ndarjes së tij nga jeta.
DJ Calvin Harris shkruan: " Lajmi pikëllues për Aviciin, njeri me shpirt i bukur, pasionant dhe shumë i talentuar, me kaq shumë gjëra që mund të bënte. Ngushëllime familjes. Zoti të bekoftë Tim".
/TPZ.AL/