AKTUALITET, 20 Prill 2018, 21:54

Saimir Tahiri “kopjon” Berishën, i dërgon mesazh live

Saimir Tahiri “kopjon” Berishën, i dërgon mesazh live
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, të gazetarit Arian Çanit.

Tahiri u rikthye në qendër të vëmendjes një ditë më parë në Parlament, ku shkoi për herë ta parë pas 6 muajve mungesë.

Por ai në një moment ka bërë një video live në Facebook, dhe i ka dërguar disa mesazhe Berishës.

“Doktor të bën mirë të hapësh një studio të shkosh vetëm si kameraman nëpër dasma, synetlliqe. A mund ta pranoj si punë doktori. Doktor hajde me sukses”, i ka thënë Tahiri Berishës gjatë videos live.