TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Kush ta futi kaq keq? Italianët, kryetari i Bashkisë, apo Ilir Meta?”, kjo ka qenë pyetja që i ka bërë gazetari Arjan Çani, ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, përgjigja e të cilit ka qenë disi më e komplikuar se pyetja direkte e Çanit.
Tahiri s’ka përmendur emra por ka thënë se s’bën kurrë miq njerëz që për fat të keq janë gjithmonë të pushtetshëm dhe nuk preferon të mbajë marrëdhënie për interes me oligarkë apo njerëz të mediave.
Çani: Italianët, kryetari i bashkisë, apo ta futi Ilir Meta?
Tahiri: Unë mendoj që edhe kur kam qenë ministër ma kanë bërë jetën më të vështirë. Mua Saliu më ka thënë trafikant droge pa u bërë ministër.. Politika në Shqipëri ndodh që ca njerëzve të mos i thuash kurrë armiq se për fat të keq qenkan gjithmonë të pushtetshëm. Unë s’e kam këtë model që “hajd se nesër mund të më duhet”. Unë këta njerëz nuk i bëj as shokë. Unë jetoj më mirë duke qënë i vërtetë sesa të të lëpij dorën ty që të më bësh nder, këtë se bëj dot. Unë nuk u kam ruajtur këto marrëdhënie qoftë me njerëz të rëndësishëm, qoftë me oligarkë apo të mediave, cilado qoftë kosto unë preferoj t’i shkoj rrugës time të drejtë sesa të rri mbi sipërfaqen e ujit.