TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kompanitë e basteve kanë nisur menjëherë të nxjerrin kuotat për pasuesin e Arsen Vengerit në stolin e Arsenalit. Francezi do të largohet në fund të sezonit aktual dhe tashmë ajo që ngjall kureshtje është emri i trajnerit të ri të “Topçinjve”.
Trajneri me koeficientin më të ulët është gjermani Tomas Tushel, që kërkohet me forcë edhe nga PSG në Francë. Në vend të dytë është Patrik Vieira, trajneri aktual i Nju Jork Sitit. Në vend të tretë janë dy italianë, Karlo Ançelotti (koeficienti 6/1) dhe Masimiliano Alegri (koeficienti 8/1).
Mes kandidatëve të tjerë janë edhe emat e Klaudio Ranierit, Roberto Mançinit, Mauricio Sarrit, Rafa Benitezit dhe Luis Enrikes, por me kuota shumë më të ulëta se të tjerë
Francezi u bashkua me Arsenalin nga Nagoya Grampus në vitin 1996 dhe ka arritur suksese të mëdha, por këtë sezon pozitat e tij ishin lëkundur shumë. Venger e ka vendosur tashmë dhe për faqen e Arsenalit ka thënë: “Pasi kemi diskutuar me kujdes me klubin, mendoj se është koha e duhur të largohem në fund të sezonit. I jam mirënjohës Arsenalit. Kam pasur privilegjin t’i shërbej klubit për shumë vite të paharrueshme. Kam menaxhuar klubin me përkushtim dhe integritet të plotë. Dua të falënderoj stafin, lojtarët dhe tifozët, që e bëjnë këtë klub kaq të veçantë. U bëj thirrje tifozëve t’i qëndrojnë pas ekipit për të përfunduar në një nivel të lartë”.
Venger ka fituar 3 tituj me Arsenalin në Angli dhe 7 “FA Cups”. 68-vjeçari ka kaluar kohë të vështirë së fundi, me tifozët gjithnjë e më shumë të frustruar me Arsenalin, që nuk po arrin të përsërisë sukseset e mëparshme. Tani pritet me shumë interes të mësohet cili do të jetë trajneri i ri, pasi shumë emra janë lakuar.