AKTUALITET, 20 Prill 2018, 19:44

Zhduken dy fëmijë shqiptarë në Gjermani, policia në alarm

Zhduken dy fëmijë shqiptarë në Gjermani, policia në
Dy fëmijë shqiptar që jetojnë në Gjermani rezultojnë të zhdukur dhe policia është vënë në kërkim të tyre.

Mediat gjermane bëjnë me dije se dy djemtë nga Kosova, Qendrim Nimanaj (13 vjeç) dhe Leotrim Nimanaj (11 vjeç).

Fëmijët u zhdukën papritur pasi i thanë nënës se do shkonin në shkollë, por nuk arrtiën atje.

Familja e tyre jeton në Leipzig. Dy të miturit ishin nisur për në shkollë, por nuk mbërritën kurrë. Të paktën kështu ka deklaruar në policia mamaja e tyre.

Autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmën e banorëve, që të japin informacione rreth vendodhjes së dy fëmijëve.