TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në mënyrë të veçantë kundërshtohet pafajësia që Gjykata e Vlorës i dha avokatit Enkes Hysendhima, të cilin organi i akuzës e cilëson si person kryesor në të gjitha skemat e tjetërsimit të pronësisë të mbi 340 hektarëve truall pranë bregdetit në Karaburun, Palasë dhe Zvërnec.
Për përfitimin e këtyre sipërfaqeve janë falsifikuar tre vendime gjyqësore të Gjykatës e Vlorës, falsifikime të cilat janë vërtetuar edhe nga dëshmitë e gjyqtarëve që u ishte shënuar emri në vendime.
Madje, një prej vendimeve gjyqësore mbante emrin e gjyqarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, që u ekzekutua me eksploziv në automjetin e tij.
Një tjetër provë e pakontestueshme sipas prokurorisë është edhe fakti që përfituesi kryesore i tokave, punonjësi i varrezave të Vlorës Raimond Mezi, ka deklaruar se ai nuk ishte në dijeni të asnjë procedure dhe se me kërkesë të avokatit Enkes Hysendhima kishte firmosur në disa letra të bardha.
Mezi ka deklaruar gjithashtu se kishte marrë nga avokati Hysendhima edhe një shumë prej katër milionë lekësh, të dhëna në disa këste, si të ardhura nga shitja e disa pronave.
Por, pavarësisht këtyre fakteve, Gjykata e Vlorës nuk u bind te implikimi i avokatit Hysendhima në këtë skemë falsifikimi, duke e shpallur të pafajshëm.
Sipas Prokurorisë, në skemën e falsifikimit të dokumenteve, përveç avokatit, Hysendhima janë të përfshirë edhe ish-arkivistja e Gjykatës, Donika Besimaj, e cila ka futur këto vendime në arkivën e gjykatës dhe ish-punonjësja e ZVRPP të Vlorës Blerina Dhrami, e cila ka regjistruar pronat me dokumente të falsifikuara.
Edhe pse të dyja punonjësja janë dënuar respektivisht me 2 vjet me kusht dhe katër vjet burgim, prokuroria pretendon se masat e dënimit janë të ulta në krahasim me veprën penale dhe pasojat që kanë shkaktuar.
Tanimë pritet që këto pretendime të organit të akuzës t’i vlerësojë Gjykata e Apelit të Vlorës./ TCH
Dosja e policisë holandeze: Trafiku i kokainës në duart e shqiptarëve. Krime të dhunshme e armë…
Ndërron jetë në moshën 28 vjeçare, DJ i famshëm Avicii
300 mijë euro detyrime të pashlyera, tatimet sekuestrojnë "Gulf"
Imami: Sot është një ditë e keqe për Partinë Demokratike
Zhduken dy fëmijë shqiptarë në Gjermani, policia në alarm
Kaos në tregun e karburanteve, “arratiset” administratori, Tatimet bllokojnë “Gulf”-in
Prifti “mëkatar”, shpenzon gjysmë milioni euro të Kishës në kazino e baste
Aksidenti në Elbasan: Gruaja u hodh nga automjeti, pasi u ngacmua seksualisht nga shoferi?
Këshilli Kombëtar i PD/ Imami kërkon futjen në rend dite raportin e zgjedhjeve
Pasuesi i Vengerit, dalin kuotat e basteve për trajnerin e ri të Arsenalit
Ish-shefi i FBI tregon bisedat e Trump me Putin për prostitutat ruse
Autobusi përplaset me karroatrecin, disa të plagosur
Publikon foto seksi, e ëma e Françeska Jaçes ka dy fjalë me të bijën
Kush është ish-doganieri i Kakavijës që u kap sot me drogë, bashkë me policin që…
E ftuara mahnit Rudina Magjistarin: Uau e bukura e dheut, na trego sekretin
Klaudia Pepa më provokuese se asnjëherë më parë
Ministri Xhafaj: Në Fier dhe Lushnje ka grupe kriminale
Cili do të jetë vendi i parë i BE që do të transferojë ambasadën në Jerusalem
Rama "shkurton" administratën, kush është ministria që i hoqi më shumë punonjës
“Time 2018”: Kush janë 100 personalitetet me ndikim në botë, kryesojnë gratë